.
×

Senatori lëshon deklaratë shokuese: “Faji është prania në rritje e myslimanëve”



Në një deklaratë për media lëshuar këtë pasdite, e që është dënuar gjerësisht në mediat sociale, senatori Anning tha se sulmet theksuan “frikën në rritje për një prani në rritje të myslimanëve” në komunitetet australiane dhe të Zelandës së Re.

Ai vazhdoi të pretendonte se shkaku i vërtetë i gjakderdhjes ku kanë mbetur të paktën 49 persona të vdekkur, është politika e emigracionit në Zelandën e Re.

“Unë kundërshtoj plotësisht çdo formë dhune brenda komunitetit tonë dhe dënoj plotësisht veprimet e personit të armatosur, “tha senatori Aning.

“Megjithatë, ndërkohë që ky lloj i vigjilencës së dhunshme kurrë nuk mund të justifikohet, ajo që thekson është frika në rritje brenda komunitetit tonë, si në Australi dhe në Zelandën e Re, të pranisë në rritje të myslimanëve.

“Si gjithmonë, politikanët e krahut të majtë dhe mediat do të nxitojnë të pohojnë se shkaqet e goditjeve të sotme shtrihen mbi ligjin e armëve ose ata që mbajnë pikëpamjet nacionaliste, por kjo këto janë gjëra të pakuptimta.

“Shkaku i vërtetë i gjakderdhjes në rrugët e Zelandës së Re sot është programi i emigracionit i cili lejoi që fanatikë muslimanë të emigronin në Zelandën e Re në radhë të parë”.