.
×

Senatori amerikan iu mëson si të shkatërroni një telefon



Nëse doni të merrni udhëzime nga një figurë publike se si të shkatërroni telefonin, atëherë duhet të shikoni videon e senatorit amerikan Lindsey Graham. Senatori përdor mënyra të ndryshme për të shkatërruar telefonin. Ai e shkatërroi telefonin e tij sepse ishte zbuluar në publik numri i telefonit nga kandidati për president, Donald Trump. Kjo ndodhi gjatë një konference të mbajtur për shtyp, ku Donald Trump lexon me zë të lartë numrin personal të senatorit republikan dhe kandidatit për president, Lindsey Graham.

Ai bashkëpunoi me “Independent Journal Review” për të shkatërruar telefonin duke përdorur metoda të ndryshme. Senatori iu ka kërkuar mendimin e fansave në Twitter se çfarë telefoni mund të përdorë: “Më duhet të blejë një telefon të ri. iPhone apo Android?”