.
×

Sëmuret Azem Syla, shtyhet përsëri seanca gjyqsore



Seanca gjyqësore për rastin Toka është shtyrë sërish. Data e radhës është caktuar 13 shkurti.

 

Pas një pauze gjysmë orë, në gjykatë nuk është paraqitur sërish e akuzuara Elhame Uka, me arsyetimin se është duke kryer një kontroll mjeksorë.

 

 

Prokurori i EULEX-it kërkoi që trupi gjykues të udhëroj arrestimin e saj dhe sjelljen e saj me detyrim në gjykatë, pasi sipas tij këto që po thuhen në këtë gjykatë janë të tepërta.

 

 

Por Avokati i saj, Ragim Zeneli tha se nuk është i nevojshëm arrestimi i të akuzuarës, pasi ajo do të paraqitet në gjykatë me të përfudnuar kontrollën.

 

Edhe bashkeshori i Ukës, po ashtu i akuzuar në të njejtin rast, tha se gruaja e tij do të paraqitet në gjykatë pas pak minutash.

 

Megjithatë, trupi gjykues ka shtyrë gjykimin për 13 shkurt, pasi edhe mbrojtja e Azem Syles kërkoi një pushim që ish-deputeti i PDK-së të pijë disa medikamente.

 

Trupi gjykues po ashtu tha se Elhame Uka duhet të paraqes dëshmi në gjykatë për kontrollin mjeksor, ose përndryshe do ta urdhërohet arresimi i saj nëse nuk arsytohet mungesa e sotme.

 

Në këtë seancë ka munguar edhe i akuzuari Nuhi Uka.

 

Gjykata ka veçuar procedurën ndaj tij, pasi ka pranuar shkresa për gjendjen e tij të rëndë shëndetsore qe pamundëson ardhjen e tij në gjykatë.

 

Në rastin Toka në të cilin akuzohen Azem Syla dhe 21 të tjerë, 2 prej të akuzuarve ndodhen në arrati.