[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Selimi: Thaçi foli me Vuçiqin për ushtrinë, jo me Mustafën (Video)



Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, ka thënë se projektligji i iniciuar nga Presidenti i vendit, nuk e bën FSK-në ushtri, por vetëm e avancon rolin e saj.
baneri-2015

Selimi akuzon Presidentin Thaçi për mos koordinim me miqtë tanë ndërkombëtarë, por as me institucionet tona.

Madje, Selimi thotë se me të vetmin që është koordinuar Thaçi, është kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk është koordinuar as me partnerët strategjik, as me institucionet e Kosovës, as me qeverinë, as me ministrinë e FSK-së e as me opozitën. Ky duket që është koordinuar vetëm me atë që e ta në konferencë për shtyp, me Aleksandar Vuçiqin. Ky person ka folur me atë që nuk është dashur, e nuk është konsultuar as me kryeministrin, Mustafa”, tha ai.

Selimi që është njohës i çështjeve ushtarake vlerëson se ka disa gabim profesionale, por që thotë se janë të korrigjueshme në dy lexime.

Deputeti i VV-së, foli edhe për të dyshuarin për tentim-vrasjen e Azem Vllasit, Murat Jasharin, për të cilin tha se asnjë herë nuk ka qenë pjesë e subjektit të tij.

“Duhet të sqarohet se ai as që është anëtar, as aktivist e as që më kujtohet se e kamë parë diku në aktivitete. Ai dihet se ka jetuar në Zvicër, është vëlla i një dëshmori”, tha ai.

Selimi thotë se vepra e Muratit, nuk mund ta zbeh atë që ka bërë i vëllai i tij, dëshmori Ismet Jashari – Kumanova.

https://youtu.be/KUihV6UlAB8

Menu Title