[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Selimi për deklaratën e Thaçit se Kurti ka refuzuar pushkën dhe uniformën e UÇK-së: Ka rrejt!



Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi e ka vlerësuar si manipulim me qytetarë deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se lideri i VV-së Albin Kurti ka refuzuar pushkën dhe uniformën e UÇK-së.

Këtë deklaratë të presidentit të vendit, deputeti i VV-së Rexhep Selimi e ka quajtur të pavërtetë.“Ka rrejt. Nuk është e vërtetë. Albin Kurtin e kam takuar saherë që vinte në luftë me Adem Demaçin. Në fund të 98-ës ka kërkuar Kurti që të bashkohet.

Është manipulim se Kurti s’e ka veshur uniformen”, ka Selimi.

Kujtojmë, Thaçi ditë më parë ka thënë se liderin i VV-së, Albin Kurtin për herë të parë është takuar në vjeshtën e vitit 1998 në Likoc, kur ky i fundit ishte i shoqëruar nga Adem Demaçi.“Disa ushtarë të UÇK-së i ofruan që të radhitet në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por tha ‘jo, unë s’jam për pushkë’. Ka refuzuar edhe armën e UÇK-së edhe uniformën e UÇK-së”, ka thënë ai./

Menu Title