[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Selim Selimi: Hera e dytë që Kuvendi i Serbisë dridhet nga zëri i një shqiptari



Ministri i Arsimit, Selim Selimi thotë se u bë hera e dytë që Kuvendi i Serbisë po dridhet nga zëri i një shqiptari.Të drejtat që kërkon Kamberi, Selimi thotë se janë legjitime dhe parësore me cilëndo konventë ndërkombëtare.

Të drejta këto që po u mohohen shqiptarëve të Luginës nga Qeveria serbe, shkruan Selimi.

Ky është postimi i tij i plotë:Hera e dytë që Kuvendi i Serbisë dridhet nga zëri i një shqiptar. Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, kërkon të drejtat legjitime të identitetit për shqiptarët që jetojnë në Serbi. Këto të drejta janë parësore në cilëndo konventë ndërkombëtare, të cilat po u mohohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria serbe.

Menu Title