.
×

Selena dhe Justin ‘kapen’ sërish bashkë, nuk po munden që lidhjen ta mbajnë private (Foto)



 

Ata kanë thënë që duan që lidhjen e tyre ta mbajnë shumë larg syve të mediave dhe publikut.

Por Selena ishte figura e lumtur kur u pa së bashku me Justin Bieber.

 

Të dy janë fotografuar nga një fans i cili ka postuar një fotografi në mediat sociale të martën dhe dukeshin shumë të lumtur së bashku.

25 vjeçarja i ka buzëqeshur ëmbël fansat teksa e kishte kapur nga krahu Justinin kurse vet mbante veshur një fustan deri ndër gjunjë ngjyrë vjollce, xhaketë farmerke dhe atlete të bardha.

Kurse Justin mbante tuta të zeza kombinuar me të verdh dhe një kapele.

Ndryshe Selena u nda nga këngëtari The Weeknd dhe u bashku me Justinin kurse tash të dy ata pos shihen shumë të afërt me njëri tjetrin.