.
×

Sekrete: Si i kërcënoi ambasadori amerikan Arvizu, Edi Ramën e Iliri Metën?



Në kronikën e rihapjes së tunelit bërthamor, që trasmetoi të shtunën Top Chanel, kishte një sekuencë tejet interesante. Ndërkohë që kryeministri Rama filloi të fliste për pamundësinë e ringjalljes së Enver Hoxhës, nga tribuna e sallës ku do të mblidhej parlamenti komunist në rast sulmi nuklear, kamera fiksoi ambasadorin Arvizu. Në një farë mënyre kryeministri po shpotiste lehtas së gjithë ata që ishin preokupuar më shumë se duhet, sipas tij, nga shfaqja e disa shallave të kuq dhe disa portreteve të Enverit. ‘Ku ku u ngjall??? – përsëriste Rama me zë të lartë. Ndërsa Aleksandër Arvizu i përgjigjej vetëm me një të qeshur ironike.

E gjithë kjo sekuencë e shkurtër simbolizonte atë që ka ndodhur pas kuintave këto ditë. Që pas fetstës së 17 nëntorit tek “Partizani i panjohur”, kur disa komunistë u shfaqën mr portretet të Enverit, të lajmëruar nga zyrtarë të lartë të LSI-së, ambasadori amerikan reagoi ashpër. Ai u ul dhe shkroi në Facebokun e tij: Enver Hoxha ka qenë një mostër. Pikërisht këtrë fjalë përdori Arvizu dhe u duk se pas saj, liderët e majtë u vunë në alarm për të mos festuar më me simbole të komunizmit. Por kjo qe vetëm ana e dukshme e ngjarjes. Sepse sipas burimeve konfidenciale të Lapsi.al, mesazhi i ambasadorit ka qenë shumë më i rreptë.  Ai i është dërguar në mënyrë të pa kompromis Ramës dhe Metës: Nëse ju do të vazhdoni të festoni me portrete të Enverit, cdo zyrtar amerikan do të bojkotojë pjesmarrjen në festimet e 70 vjetorit të clirimit të vendit. Madje ka theksuar Arvizu, ky nuk është një mesazh i ambasadorit, por një udhëzim i Departamentit të Shtetit. Vetëm pas këtij kërcënimi Ilir Meta u shfaq më pas në ceremonitë e Lezhës, pa shall në qafë dhe pa Enverin në sfond. Vetëm pas këtij mesazhi të fortë, Edi Rama u përpoq ta zhdramatizojë ngjarjen duke folur për pamundësinë e ringjalljes së Enverit. Ishte pikërisht kjo pjesë e fjalimit të cilës Arvizu iu përgjigj me një të qeshur ironike, sepse ai dinte shumë më tepër sesa ajo që po thuhej në publik.