.
×

Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s sot viziton Kosovën



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë sot Kosovën.

Ai gjatë ditës do të takohet me presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. Sekretari i Përgjithshëm pritet të ketë takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Stoltenberg, do të takohet po ashtu edhe me ministrin e Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo.

Ai do të takohet edhe me trupat e KFOR-it dhe përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, raporton KP.