[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sekretari i PDK’së tregon nëse është certifikuar Xhavit Haliti



Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, e ka konfirmuar certifikimin e Xhavit Halitin si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Gjoshi, në emisionin ‘Kosova Voton’ në televizionin T7, ka konfirmuar kandidimin e Halitit si deputet, për të cilin ka thënë se nuk ka qenë në mesin e 47 kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin në 3 vitet e fundit, shkruan Gazeta Express.

“Zotëriu që po e përmend (Xhavit Haliti) nuk ka ndonjë denim. Kosova ka rend juridik dhe shumë shkallshmëri të Gjykatave. Është çertifikuar komplet lista e Partisë Demokratike, z. Haliti nuk ka vendim të formës së prerë”, ka deklaruar ai.

Nënkryetari i PDK’së u pat dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 1,250 euro gjobë, pas sulmit ndaj ish-deputetit të LDK’së, Arben Gashit.
Pjesë e sulmit ka qenë edhe ish-deputeti i AAK’së, Gani Dreshaj, i cili është dënuar për vepër penale kanosje, pasi i kishte thënë Gashit “kom me ta prishë fytyrën”.

Lista e kandidatëve për deputetë të partisë së Dreshajt nuk është certifikuar, për shkak të personave me aktvendime të formës së prerë nga gjykatat në tri vitet e fundit. /Gazeta Express/

Menu Title