[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Seanca e Kuvendit shtyhet për nesër në ora 10:00



Botapress 13 Korrik – Seanca e Kuvendit të Kosovë ku po diskutohej për pandeminë Covid-19 është ndërprerë për të vazhduar nesër në ora 10:00.Kjo siç, kërkoi kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, pasi në rend për të folur ishin edhe 22 deputetë të tjerë.

“Propozimi im është që të shtyhet seanca për nesër. Jemi këtu nga ora 14:00 dhe s’ka pasur mundësi të dezinfektimit profesional”, ka thënë Osmani.

Kjo seancë, në të cilën ishte i ftuar kryeministri Avdullah Hoti që të raportojë për pandeminë Covid-19, është përcjellë me debate të ashpra dhe akuza të shumta mes deputetëve të LDK’së dhe VV’së, për atë se kush ishte fajtor për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Menu Title