.
×

Së shpejti themelohet edhe një Gjykatë Speciale…për korrupsion!



 

Botapress, 22 Prill – Kosovës pritet t’i shtohet edhe një Gjykatë Speciale, kësaj radhe për trajtimin e lëndëve të korrupsionit.

Të paktën, ky është zotim i ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, se gjatë këtij mandati do të themelojë këtë gjykatë, raporton KTV.

 

Kjo, sipas tij, do të bëhet përmes rishikimit të sektorit të drejtësisë.

 

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ka nxjerrë në pah nivelin e lartë të korrupsionit.

 

Ministri Tahiri thotë se aktualisht janë mbi 40 raste të shënjestruara të korrupsionit.

 

Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, nuk pret shumë nga themelimi i kësaj gjykate, ndonëse krijimin e saj e kanë rekomanduar tash e një vit.

 

Sipas tij, Qeveria do të duhej që këtë gjykatë ta kishte themeluar që moti.

 

Vetëm në kabinetin e qeverisë Haradinaj janë tre ministra të akuzuar për vepra të ndryshme.

 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për konflikt interesi, si dhe ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, për aferën “Pronto”.