.
×

Së shpejti do të hapet Zyra Ndërlidhëse në Sllovaki



Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli tha se përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë.Statusi i tij i plotë

“Në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, zhvillova një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.

Përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë. Në jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pse e së cilës familje synojme që të bëhemi pjesë.

Në frymën e bashkëpunimit, me ftesën time, Lajcak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe zyra jonë në Sllovaki do të hapet së shpejti”.