[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

‘Schauerfilm’ fiton Çmimin e art në European Screen Awards



Filmi i metrazhit të shkurtër ‘SCHAUERFILM’ me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar ‘Çmimin e art’ /Gold Award/ në Festivalin European Screen Awards.

Filmi njëzetë minutësh me elemente të zhanrit fantastik trajton zhdukjet e çuditeshme të studentëve në një shkollë të vjetër formë labirinthi misterioz, rreth së cilës thuren tregime të çuditshme. ‘Schauerfilm’ që mban titullin e përdorur si parashenjë për ekspresionizmin gjerman në vitet e tridhjeta në kinematografi, është shpallur fitues në kategorinë e filmit të shkurtër evropian në edicionin e shtatë të festivalit European Screen Awards i cili është dashur të mbahet nga data 15 – 21 maj 2020, në Jakarta të Indonezisë, por i cili është mbajtur online për shkak të pandemisë COVIT19. Eshtë ky çmimi i katërt për këtë film nga 11 festivale ndërkombëtare në të cilat është shfaqur deri më tani. Ditët në vijim, filmi do të shfaqet në Fantastic Film Festival në Barcelonë, festival i cili poashtu do të mbahet online, kurse gjatë muajit qershor do të shaqet në New Directors – New Films Festival dhe në Dublin Independent Film Festival.
Filmi ‘Schauerfilm’ është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina.
Në rolet kryesore të këtij filmi paraqiten: Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Flutura Mustafa, etj.
Drejtor fotografie është: Besnik Hasolli. Zëri: Gëzim Rama. Skenograf: Uran Duli, Kompozitor: Mendi Mengjiqi. Regjisore: Lorena Sopi.

Menu Title