.
×

SBASHK-u thotë se i tërë sistemi arsimor i Kosovës ishte në grevën një-orëshe



 

 

SBASHK-u përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot i tërë sistemi arsimor në Kosovë ishte në grevë një orëshe. Sindikata ka falënderuar arsimtarët grevistë dhe i ka ftuar ata që të jenë këmbëngulës e të paluhatur në përmbushjen e kërkesave të tyre.

 

Në kumtesën për medie të SBASHK-ut thuhet:

 

Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ashtu siç ishit ju sot unik në përgjigjen ndaj ftesës së SBASHK-ut për grevën një-orëshe edhe udhëhqësisa e SBASHK-ut do të jetë këmbënguëse dhe e pa luhatur  në angazhime për përmbushjen e kërkesave tuaja.

 

Për këtë më obligon besimi juaj dhe përgjigjja masovike për të qenë në grevë.

 

Kryetari i SBASHK-ut z.Jasharaj sot ka vizituar disa shkolla në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, ku nga afër ka marrë kërkesat e mësimdhënësve nga ato shkolla.

 

Nga të dhënat që kemi marrë nga këshillat greviste komunale dhe ato të universiteteve, shihet se të gjitha institucionet arsimore që janë anëtare të SBASHK-ut kanë qenë në grevën një-orëshe të ndërrimit të paradites dhe pasdites. Vlen të theksojmë se edhe një pjesë ë mirë nga ato pak shkolla që ende nuk janë anëtare të SBASHK-ut i janë bashkangjitur grevës sonë, për cka i falenderojmë dhe ju themi ejani bashkë e në SBASHK .

 

Falënderim i veçantë i SBASHK-ut  i dedikohet mediave me të cilat kemi pasur komunikum të vazhdueshëm dhe ato kanë informuar me kohë dhe drejtë opinionin për rrjedhën e mbarë dhe unitetin e grevës.

 

SBASHK-u edhe një herë i bënë thirrje publike kryeministrit z.Haradinaj dhe kryetarit të parlamentit z.Veseli që ti përmbushin obligimet që i kanë marrë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me SBASHK-un në mënyrë që gjendja në arsim të jetë e qetë dhe të angazhohemi të gjithë për një arsim edhe më të mirë në Kosovë.

 

Nëse kjo nuk ndodhë, SBASHK-u eshtë i vendosur të vazhdoj me veprime sindikale dhe është Kongresi ai që do të merr vendim për veprime edhe më radikale sindikale, përmes protestave publike dhe përmes grevës së përgjithshme deri në realizimin e kërkesave tona.

 

Institutcionet këtë mos ta kuptojnë si kërcënim por si ftesë korrekte dhe veprim ligjor të SBASHK-ut për realizimin e kërkesave.

 

Prishtinë, 14.02.2018

Këshilli Qendror Grevist