.
×

Sanella Kyqyku: Femrat e forta i njeh…



 

Ato nuk kalojnë pa u vënë re.

Kur ato ecin e ndjen praninë e tyre, kur arrijnë e ndjen se diçka ndryshon.

Nuk janë femra të lehta, sepse nuk kënaqen kollaj, sepse duan dhe kërkojnë diçka më shumë. Nuk kanë frikë nga sfidat për të gjetur atë që kanë në zemër, nuk kanë frikë as nga vuajtjet në ndjekje të idealeve të tyre.

Nuk duan t’u pëlqejnë të gjithëve,, gratë e forta duan t’i pëlqejnë sidomos vetes se tyre.

Kur gratë e forta të shohin, nuk sheh vetëm sytë e tyre. Ka diçka më shumë.

Është shpirti i tyre që dallon, ka ngjyrën e diellit dhe dritën e hënës.

Kur gratë e forta vihen në lëvizje, është jo vetëm me trupat e tyre, por edhe me ëndrrat e tyre, shpresat e tyre, besimi që ato kanë tek vetja dhe tek të tjerët.

Gratë e forta nuk janë si gjithë të tjerët, dëgjojnë dhe anën e tyre më instiktive, qeshin dhe qajnë pa turp, dhe në qoftë se duan.. ulen në dysheme, ose ecin zbathur.. sikur të ishte gjëja më normale në botë.

Femrat e forta që nuk janë asnjëherë të pagabueshme, por janë femra që përballin gabimet e tyre me forcën e shpirtit. Dështimet dhe humbjet bëhen terren pjellor për të mësuar, për tu përmirësuar.

Ato bëhen vendi ku shpirti gjen hapësirë për t’u rritur.

Gratë të forta janë në gjendje të veshin “asgjë”, e të duken “gjithçka”.

Është shpirti i tyre që i vesh, është forca e tyre që i rrethon ato.

Eshtë pikërisht prania e tyre, nganjëherë e vështirë,ajo që meriton t’i kesh njohur…”