.
×

Sami Lushtaku ia tregon vendin edhe Nuredin Lushtakut: Ti nuk je as në struktura partiake



 

Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku i ka reaguar Nuredin Lushtakut, duke i thënë se ai s’ka të drejtë të komentojë problemet e PDK’së për shkak se s’është në struktura partiake. Ndryshe, Lushtaku kur ishte kandidat për Kryetar të kësaj komune PDK fitonte deri në 15 mijë vota. Kurse në zgjedhjet e fundit PDK mori 9 mijë e 623 vota.
Sami Lushtaku, Kryetar i Degës së PDK’së në Skenderaj, ka thënë se Nuredin Lushtaku s’ka të drejtë të përzihet në punët partiake. Ka thënë se Nënkryetari i Komunës së Skenderajt s’është në strukturat e PDK’së.

“Vendimet i merr Kryesia e Degës në Skenderaj e jo kryetari. Nura as nuk është në Kryesi e as në struktura të PDK-së. Vendimin e Kryesisë nuk mundet me kundërshtu kërkush por ka mundësi me pas mendime të ndryshme në parti politike po vendimet nuk ndryshohen. Mendimi i tillë është veç një mendim ndryshe i Nuredinit, ai nuk ka as drejtë që t’i komentojë bile, në atë kuptimin se nuk është nëpër struktura të partisë”, ka shkruar Lushtaku, në një reagim në Fb.

Në Degën e PDK’së në Skenderaj para disa ditësh janë shkarkuar Bekim Kamishi dhe 7 asamblistë për shkak se kishin shkelur rregullat e partisë.

Pas kësaj, Bekim Haxhiu tha se s’mund ta shkarkojë askush nga pozitat partiake.

Sami Lushtaku e quajti Kamishin zagar dhe tha se vendimet në Degën e PDK’së i merr bazuar në rregullat e Partisë.

Sami Lushtaku, ish-Kryetar i Skenderajt, kishte gati dyfish vota më shumë, kur kandidonte për Shef të Komunës.

Në zgjedhjet e fundit, kur Lushtaku s’ishte pjesë e garës PDK moti vetëm 9 mijë e 623 vota. Derisa në zgjedhjet e 2013, Lushtaku kishte marrë 15 mijë e 653 vota apo dy mijë vota më shumë edhe se Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari.