.
×

Sami Kurteshin e pengojnë mediat: Mos më rrini mbi kokë



 

Deputeti i Vetëvendosjes V Sami Kurteshi me të filluar mbledhja e radhës së Komisionit parlamentar për Legjislacion pengoi mediat konkretisht Kosovapress të kenë qasje të plotë në mbledhje të komisionit.

Ai kërkoi nga mediat,  që mos t’i rrinë mbi kokë.Kurteshi ka kërkuar që kamerat të mos kenë lëvizje të lirë në gjithë sallën, ngase sipas tij, po iu xhirohen ose fotografohen telefonat ose SMS-at.

Kolegia e tij nga Vetëvendosje që njëherësh është edhe kryetare e  Komisionit për Legjislacion Albulena Haxhiu ka thënë se ankesa të tilla ka marr edhe nga anëtarë të tjerë, e cila kërkoi nga autoritetet përkatëse në Kuvend që të ndërmarrin masa për lëvizjen e kameramanëve gjatë gjithë mbledhjes në tërë sallën. Ajo tha se nuk ka kompetenca t’i ndaloj mediat në punën e tyre. Ndërsa, anëtarë të tjerë të Komisionit nuk reaguan për këtë çështje.