[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sami e Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu në mbledhje të PDK-së pa distancë e maska



Kryetari i PDK-së në Skenderaj ka shpërndarë fotografi nga takimet e kësaj partie në Nekoc të Drenasit.Nga fotografitë shihen se nuk po respektohen masat anti-Covid, si mbajtja e distancës dhe e maskës, raporton Gazeta Botapress.

Në fotografi shihen edhe kandidatët për deputetë Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu.

Postimi i tij i plotë:Në Nekoc të Drenasit takova shumë mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës. Besimi i tyre është i palëkundur në mbështetje të PDK-së sepse ky besim është ndërtuar mbi bazë të punëve e projekteve përgjatë viteve. PDK është subjekti i vetëm politik në vend i cili garanton zhvillim, siguri dhe stabilitet! SL, transmeton Botapress.info

Menu Title