[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Saim Tahiraj: Vjosa Osmani kurrë s’e ka përkrah LDK-në, tash u bashkua me Shtabin e LPK-së në VV!



 

Botapress, 16 Janar – Saim Tahiraj është emër i njohur në botën shqiptare për aktivitetin dhe veprimtarinë e tij aktive ushtarake e politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Tash e 3 dekada në frontin e shumicës së shqiptarëve, Saim Tahiraj është rreshtuar në krahun institucional të aktivitetit ushtarak dhe ka vazhduar të jetë ushtar besnik i filozofisë politike presidentit historik të Dr.Ibrahim Rugovës, edhe pas përfundimit të luftës e deri më sot, shkruan Botapress.
Si ushtarak ka prnauar dhe ka zbatuar urdhra ushtarak nga kolonel Ahmet Krasniqi.
Si veprimtar politik ka vazhduar rrugëtimin politik në LDK-në e Ibrahim Rugovës.
Në këtë rrugëtim vazhdon të mbetet përgjithmonë, pavarësisht sfidave që mund t’i ketë një veprimtar që me trup jeton larg Kosovës por me mendje e me shpirt është në vendlindje, në Republikën e Kosovës.
Saim Tahiraj ka ardhë për pak ditë në Kosovë dhe ne shfrytëzuam rastin që të pyesim për zhvillimet politike në vend dhe reflektimet e këtyre zhvillimeve politike, sidomos në LDK edhe në diasporë.

Vjosa iu bashkua Shtabit të LPK-së në Vetëvendosje në krye me Hydajet Hysenin, Emrush Xhemajlin e të tjerë
Duke folur për vendimin e Vjosa Osmanit për t’iu bashkuar Albin Kurtit, Saim Tahiraj thotë:

Ndryshimi i diskursit të Vjosa Osmanit, që dikur e quante Albin Kurtin, Hugo Chaves, (lideri komunist i Venezuelës), e deri te ‘përqafimi’ me të, mund të jetë fundi i saj në karrierën politike” thotë Tahiraj për Botapress.
Saim Tahiraj, njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Vjosa Osmani gjithë kohën është thirrur në filozofi Rugoviane, por i është bashkuar partisë më anti-Rugoviste.
“Rrugëtimi i Vjosa Osmanit do të jetë fundi i karrierës së saj politike. Nëse thirresh në filozofi Rugoviane dhe të shkosh në partinë më anti-Rugoviste, sepse të gjitha strukturat e LPKS-së janë të barrikaduara në Vetëvendosje. E ka deklaruar edhe ajo vet. Shtabi kryesor i ish-LPK-së sot është në Vetëvendosje. VV e drejton shtabi i LPK-së, Hydajet Hyseni, Ermush Xhemajli, Sabri Kiçmari, Sami Kurteshi”, thotë Tahiraj.
Duke analizuar rrugëtimin politik të Albin Kurtit e të Vjosa Osmanit, Saim Tahiraj thotë se Albin Kurti është i njëjti, nuk ka ndryshuar, por sipas tij, Vjosa është ajo që ka ndryshuar.
“Albin Kurti s’ka ndryshuar kurrë, Vjosa po. Vjosa kurrë s’ka treguar stabilitet në politik. Ta marrim shembull demarkacionin. Kur ishte në qeveri LDK-ja, nuk e votojë, kur erdhi në qeveri AAK-ja e votoi. Këto s’janë parime. Mirë që shkoi në VV dhe e dimë saktësisht kush është. Sado që paraqitet reformator Albin Kurti, ai ka mbetur i njëjti”, thotë ai.

Tahiraj: Së shpejti Vjosën mund ta shohim si analiste

Tahiraj ka një parashikim për karrierën e pretendentes për presidente.
“Nesër Vjosa Osmanin mund ta shohim edhe si analiste, ashtu siç ju ka ndodhur bashkëpunëtoreve tjerë të Albin Kurtit. Por u bë mirë që shkoi sepse shumë njerëz kanë besuar në demagogjinë saj, por s’ka të bëj asgjë më Rugovizmin, sepse Vjosa Osmani kurrë se ka përkrah LDK-në, gjithmonë ka qenë oponencë, një fëmijë i lazdruar brenda partisë”, thotë Tahiraj për Botapress.

Menu Title