.
×

Sahit Osmani: Drejtqëndrimi yt



Sahit Osmani: Drejtqëndrimi yt

 

Ishe një hap a dy para vetes,

Arrite ta njohësh të dijes lartësi.

Padashur u gjete në shkretëtirën e gënjeshtrës,

Nuk u mashtrove

Nga përmasat e saj vrasëse,

Por shkove drejt oazave të së vërtetës.

Pasi e shove etjen me ujin e së vërtetës

U bëre diell e jetën fillove ta rrezatosh me dashuri.

Tash ngjitesh shkallëve të jetës,

E kthjellët, e pastër, e bardhë,

Hulumton gjithë universin,

Ardhmëria duhet të jetë e mbarë!

Me dashuri e mirësi rritet jeta,

Bëhet lis kurorë madh

Bëhet bjeshkë që s’përkulet.

Guximi njerëzor e mund të keqen

E jeta shndërrohet në kopsht

Më të madh se Kopshti i Edenit,

Ku çelin lulet me polenin e përjetësisë.

Dashuria qenka

Urë që i bashkon njerëzit!