.
×

Sadulla Duraku: Me dijeni të Ali Ahmetit u takova në Kosovë me komandant Sokolin para sulmeve (VIDEO)



Pak ditë para se të ndodhte përplasja në Kumanovë, me porosi të Ali Ahmetit, Sadulla Duraku, kryetar i komunës Likovë, ka takuar në Kosovë Sami Ukshinin, e njohur si Komandant Sokoli për të mësuar se cili është motive që duan të hyjnë në Maqedoni, raporton OraNews.

Në një intervistë për Ballkan Magazinë, për gazetaren Linda Karadaku, Duraku thotë se takimi ishte bërë në Kosovë dhe komandant Sokoli kishte mohuar që kishte lidhje me ngjarjen.

“Më ka dërguar Ali Ahmeti të takohem dhe më ka kërkuar të mësoj motivin. Sami Ukshinin e kam takuar në Kosovë dhe nuk e kam kuptuar motivin por ai më ka thënë që nuk jam atje” tha Duraku.

Komandant Sokoli është njëri prej të arrestuarve si pjesëtarëve të grupit të armatosur të cilën policia maqedonase arrestoi në Kumanovë./Botapress