.
×

Sadriu, Faniqi dhe Zahiri zgjidhen ansambleistë në komunën e Opfikon-Glattbrugg



Qëndresa Sadriu, Taulant Faniqi dhe Ibrahim Zahiri zgjidhen si ansambleistë në komunën e Opfikon-Glattbrugg, ndërsa Shaban Haliti zgjidhet në Këshillin e Shkollave, shkruan Sadriu në rrjetet sociale.

Gjatë zgjedhjeve të sotme (15 prill) komunale në Opfikon-Glattbrugg, është një shqiptare nga Gjilani që është rizgjedhur si ansambleiste në Kuvendin Komunal. Bëhet fjalë për Qendresa Sadriu, e cila është njëherësh edhe kryetare e Partisë Social Demokrate për komunën ku garonte, shkruan albinfo.ch. Krahas Sadriut, si ansambleist janë zgjedhur edhe Taulant Faniqi, Ibrahim Zahiri, ndërsa Shaban Haliti në Keshillin e Shkollave, shkruan albinfo.ch.

 

Kjo është një fitore e madhe për etablimin e komunitetit shqiptar në organet shtetërore legjislative zvicerane.

 

Qëndresa Sadriu që nga mosha 18-vjeçare në mënyrë aktive merret me politikë. Në zgjedhjet komunale të marsit 2014 Qëndresa kishte siguruar një vend në Kuvendin Komunal të Glattbrugg-ut, kurse po atë vit ajo hyri në kryesi të SP-së. Në tetor 2015 ajo garoi për deputete në parlamentin e Zvicrës, por nuk u zgjodh pavarësisht se fitoi 65 mijë vota.