.
×

Sadbere Gagica Spahija: Më Prit



Lagja ime e fëmijërisë
Ëndrrat më të bukura në botë
I thura dikur për Ty
Mos më mbani mëri zogjtë e mi
Ti fjalë poetike që më lë pa gjumë
Do vij të të shoh të rri si e huaj
T’i mbledh shumë kujtime t’i bëj kallëz në duaj
Më prit qyteti im pa zhurmë
Të ndalem te guri afër shtëpisë sime
Të derdh një gurrë lotësh
T’i derdh për nënën dhe babin tim
Më prit si dallëndyshe në fluturim
Ah sikur të mundja ta bëj kohën kthim!