.
×

Sabri Fezullahu prishet edhe me Nysret Muqiqin



Kohët e fundit këngëtari Sabri Fejzullahu, ka prishur marrëdhëniet me shumë nga bashkëpuntorët dhe kolegët e tij. Së fundi Sabriu ka prishur mardhëniet edhe me mikun e tij, këngëtarin Nysret Muqiqin.

Arsyeja del të jetë krejt banale, pasi e gjitha kishte ardhur nga kushti që Sabriu i kishte vendosur Nystretit për t’i shkuar në dasmen e Albatritit.

Magazina.al mëson se Nystreti e kishte ftuar në dasëm Sabriun, por ky i fundit kishte vendosur kushte për të marrë pjesë në dasmën e Albatritit.

Sabriu  do të merrte pjesë në dasëm vetëm në rast se nuk ftohet këngëtari Sinan Hoxha dhe përfaqësues të Emra Com-it.

Nystreti duke respektuar Sabriun, kishte vendosur ta pranonte këtë kusht dhe nuk e ka ftuar as Sinanin dhe as Emra Comin, por në fund Sabriu nuk ka shkuar fare në dasmën e Albatritit.

Kështu që Nystreti raportohet se i ka mbetur hatri dhe ika prishur marrëdhëniet edhe me Sabriun.