.
×

Sa romantik! Futbollisti shqiptar i ulet në gjunjë partneres dhe i propozon martesë



Taulant Xhaka qenka shumë romantik dhe tani na e vërtetoi! Futbollisti shqiptar i ka propozuar për martesë të fejuarës së tij, Arbnorës. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një fotografie që e postoi në rrjetin social Instagram, ku shihet duke i propozuar me unazë të fejuarës.

Ai është veshur shumë elegnat dhe është ulur në gjunjë për ta bërë edhe më romantik propozimin!

“Zoti dhe Zonja Xhaka” , ka shkruar Xhaka përkrah fotos, ku ka marrë  shumë urime nga familjarët, miqtë e kolegët.