.
×

Sa është legjitim Shpend Ahmeti si kryetar i komunës pas dorëheqjes nga Vetëvendosje ?



 

Qëndresa Azemi, Botapres, 8 mars- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti , mbrëmë ofrojë dorëheqjen e tij nga partia që ai deri tani fitojë garën si kryetar për dy mandate me radhë, shkruan Botapress.info
Dorëheqja e Ahmetit nga strukturat e VV-së ngjalli shumë reagime si nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje e po ashtu edhe shumë analistë e njohës të tjerë të politikës në vend.

Por sa është legjitim që Ahmeti të vazhdojë të qëndrojë në krye të Prishtinës , kur mandatin e fitoj falë mbështetjes së Lëvizjes Vetëvendosje ?

Njohësi i çështjeve politike në vend, Donik Sallova , në një prononcim për Botapress ka thënë se në vitin 2017 Shpend Ahmeti fitoj garën për Prishtinën vetëm fal angazhimit dhe organizimit të fuqishëm partiak e militantesk të VV-së.

“ Doreheqja e Shpend Ahmetit nga Vetevendosja e ben te jete ate kryetar pa legjitimitet politik, sepse nese ne 2013 fitorja e VV ne Prishtine ishte merite vecanerisht e Shpend Ahmetit, ne vitin 2017 Shpendi fitoi vetem ne saje te organizimit te fuqishem partiak dhe militantesk te VV dhe nen ndikimin motivues te rezultatit fitues te zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2017”, shprehet Sollova

Tutje ai tha se Shpend Ahmeti po tregohet mosmirënjohës ndaj votuesve dhe po ashtu ndaj Vetëvendosjes.
Sipas tij dorëheqja duhej të vinte pas përfundimit të mandatit si kryetar.

“ Shpendi po tregohet mosmirenjohes ndaj votuesit te vet dhe ndaj VV. Mund ta ofronte doreheqjen pas perfundimit te mandatit, por synimini tij eshte qe si kryetar i Prishtines t’ia rrise disi namin partise se re e cila do te themelohet nga te dorehequrit nga Vv-ja, ku Shpendi do te jete kryetar i asaj partie. Nese Shpendi do jepte doreheqja nga VV-ja dhe nga kreu i komunes, me synimin per te themeluar parti te re e te ndryshme nga VV, atehere kjo do te quhej “parimesi politike”, ne te kundert mosdoreheqja do t’i ktheher bumerang!,” përfundoj Sallova.

Ndërsa Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Shpend Ahmeti duhet të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Prishtinës .

“ Duhet të jep dorëheqeje për shkak se në 4 vitet e kaluara nuk ka arritë me bë asgjë pozitive për qytetin. E po ashtu, në këta muajt e parë të mandatit, është duke shkuar edhe më ngadalë se në 4 vitet e kaluara.

Kjo siguron degradim të mëtejmë të qytetit dhe mosqeverisje të tij.
Sa i përket dorëheqjes prej VV-se, ajo është temë që nuk është relevante për funksionin.
Ndryshe Shpend Ahmeti me dorëheqjen e tij ju bashku “Grupit të Molliqajt” të përbërë me shumë aktivistë e deputet të cilët janë larguar nga struktuart e Lëvizjes Vetëvendosje. /Botapress.info/.