.
×

Sa e perdorin disa vehabiste El Takia’n tek ne?



Nga Driotn Tali

El Takia ( i bie tinezari, shtirje, gjuhe e dyfishte apo dyftyresi ne arabishte) eshte arti islamist per ta mashtruar armikun.

Kete te drejte e argumentojne me Suren e 3’te (El Imran) ajetin 28, i cili thote “Besimtarët (myslimanët) të mos i miqësojnë mosbesimtarët, duke i lënë mënjanë besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij…”.

Dhe po ashtu thirren ne Suren e 16’te (En -Nahl) ajetin 106, i cili thote “Dënimi i takon atij që e mohon Allahun, pasi ka besuar njëherë, me përjashtim të atij që detyrohet me forcë (që ta zbulojë Atë), ndërsa zemra e tij prehet në besim. Ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do t’i kapë zemërimi i Allahut dhe do të kenë një dënim mjaft të madh”.

Tashti El Takia perdoret ne te gjitha fushat. Nder te tjera, eshte edhe e ashtuquajtura “El Takia Taktitke” e cila ka konotacionin politik. Sidomos perdoret nga ata qe tentojne te impnojne (heret a vone) autoritetitn e tyre mbi nje komb apo pse jo edhe regjion dhe tere boten.

Thene shkurt, El Takia atyre u mundeson qe te punojne per shkaterrimin e diversitetit njerezor dhe pasurise nepermjet teknikave të sofistikuara, te cilat mund te permblidhen ne tri pika kryesore:
1) Para se gjithash, metodat e perdorura duhet te jene sa me te ndryshme qe te jete e mundur per te fituar sa me shume perkrahes (pasues) te niveleve te ndryshme.
2) Pastaj procedura duhet te zbatohet hap pas hapi per te deprertuar gradualisht ne mendjet dhe butesisht t’i nenshtrojne ata nen autoritetin e tyre.
3) Se fundi, operuesit (strateget) duhet te jene ne gjendje per t’u pershtatur situatave te ndryshme ne te cilat ata mund te ballafaqohen varesishte sipas fuqise, mundesive dhe mjeteve qe i kane ne disponim.