.
×

Rusia prodhon telefona mobil për myslimanët



Një telefon mobil i projektuar për myslimanët, tashmë gjendet në tregjet e Rusisë.
Kryetarja e unionit të myslimaneve të Rusisë, Nailya Ziganshina, ka njoftuar se telefoni e përmban teksin e Kur’anit në gjuhën arabe dhe në atë ruse.

Telefoni, sipas saj, ia kujton përdoruesit çdo kohë të lutjeve dhe ia tregon orientimin kah Meka.

Telefoni i prodhuar nga kompania ruse BQ, kushton rreth 31 dollarë.

Telefoni është në dispozicion në tri ngjyra: e gjelbër, e zezë dhe e kuqe.

Në Rusi, 15 për qind e popullsisë janë myslimanë.