.
×

Rusia planifikon të shkëputet nga interneti – për provë



Rusia po planifikon të shkëputet për kohë të shkurtër nga interneti, në kuadër të planifikimeve për luftën kibernetike në të ardhmen. Testimi do të thotë që kalimi i të dhënave në mes të qytetarëve dhe organizatave ruse mbetet brenda Rusisë dhe nuk qarkullon ndërkombëtarisht, shpjeguan autoritetet.

Prova është pjesë e projektligjit, i quajtur Programi Kombëtar i Ekonomisë Digjitale, i cili kërkon nga autoritetet ruse të garantojnë se mund të veprojnë vetëm në rast se fuqitë e huaja e izolojnë Rusinë nga interneti.

NATO-ja dhe aleatët e saj kanë kërcënuar se do të sanksionojnë Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet e tjera në internet, të cilat Moska i mohon.

Testimi pritet të ndodhë para 1 prillit, por data e saktë nuk dihet ende.