.
×

Rusia kërcënon nëse Maqedonia futet në NATO



Ministria e Jashtme e Rusisë sot shprehu keqardhje për faktin se Maqedonia, siç pretendon ajo, është e detyruar me forcë në NATO, duke vlerësuar se lëvizje të tilla thellojnë ndarjet dhe rrisin tensionet në Evropë.

 

“Tërheqja e Maqedonisë në NATO vetëm konfirmon se politika e dyerve të hapura është bërë një fund në vetvete dhe një mjet për të fituar kontroll mbi territorin gjeopolitik”, tha Ministria e Jashtme ruse. Ndryshe, dje Maqedonia mori ftesën për anëtarësim në Aleancën Veri-atlantike.