.
×

Rusia akuzon Kosovën për “sabotim” të asociacionit



Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzja, tha se Moska nuk pajtohet me shfaqjet optimiste të paraqitura nga ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.Ai tha se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës “po stagnon” dhe se sipas tij, ngjarjet në Kosovë kërcënojnë të rrezikojnë gjithë rajonin.“Projekti i Republikës së Kosovës në mënyrë të qartë ka dështuar. Nuk është e qartë as kur Gjykata Speciale për krimet e UÇK-së do të fillojë të funksionojë. Këto janë çështje shumë serioze dhe një numër i madh i aktorëve po tenton t’i shtyjë nën tepih”, tha ambasadori rus.

Sipas tij, formimi i ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Rezolutën 1244, sipas së cilës forca ndërkombëtare është forca e vetme e armatosur në Kosovë.Diplomati rus akuzoi Prishtinën për “sabotimin” e zbatimit të marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.