.
×

RTK: Ja pse e ndërpremë transmetimin e koncertit të Rita Orës?



 

Botapress, 17 Shkur – Pas ndërprerjes së sinjalit të transmetimit të koncertit të Rita Orës, në rrjetet sociale vërshuan sulme e kritika në adresë të RTK-së për ndërprerje të transmetimit të koncertit.

Lorik Arifaj, drejtor I RTK-së ka dhënë këtë arsyetim për ndërprerjen e transmetimit

 

 

Te nderuar po e shoh se perkunder paralajmerimeve ne RTK se kemi siguruar te drejten vetem te dy kengeve te Rita Ores, njerez te pa informuar dhe qellimkeqinj po mundohen me shpifje ta njollosin RTK-ne. Rita Ora ka kontrate ne Kompanine WARNER. Si e tille nuk ka te drejte qe te kendoje dhe kenget e saj te transmetohen kudo sepse ka marreveshje per te drejtat e autorit. Para se te merreni me shpifje lexoni ligjin per te drejtat e autorit e poashtu edhe lexoni per gjobat qe mund te pasojne ne rast se shkelet marreveshja.

RTK bashke me Kompanine AMC ka arritur marreveshje me shkrim me WARNER per keto 2 kenge te cilat ËARNER nuk ka lejuar te transmetohen as ne satelit, as ne Youtube e as ne rrjetet sociale por vetem ne territorin e Kosoves (Free To Air).

Po ua bashkangjes komunikimin e fundit me email.

P.S. RTK dhe AMC posedojne kontrate me shkrim per transmetimin e sontem andaj cdo transmetim tjeter televiziv eshte bere ilegalisht andaj ata qe e bene i dijne pasojat dhe do te ballafaqohen me to.