.
×

Rrokulliset vetura në Zllakuqan, lëndohet një person



Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zllakuqan të Klinës. Një person është lënduar pasi vetura e tij ka përfunduar e rrokullisur në mes të rrugës. Sipas dëshmitarëve , ngasësi i veturës “Golf 2” ka marr lëndime në dorë.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.