.
×

Rrokulliset kamioni në autostradë, lëndohet shoferi



Botapress 10 Gusht – Një kamion është rrokullisur në dalje të autostradës “Arbën Xhaferi”. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Ju njoftojë se sot me dt.10.08.2019 rreth orës 13:20,ne autostradën “Arbën Xhaferi” në dalje te autostradës për në fsh.Bibaj ,Ferizaj, ka ndodh një aksident trafiku ku një kamioni është rrokullisur dhe është përplasur ne rrethojat e rrugës. Si pasojë e kësaj rrethojat metalike kanë goditur një veturë e cila është dëmtuar. Shoferi i kamionit është i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi./Express