[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rritja e rrogave, grusht për Kosovën



Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se paralajmërimi për rritje të pagave në sektorin publik është grusht i rëndë për Kosovën.

Kjo pasi, sipas Gërxhaliut, kjo do ta thellojë hendekun e varfërisë si dhe do të jetë diskriminuese në raport me sektorin privat.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, me rastin 17 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Varfërisë, Gërxhaliu ka thënë se në Kosovë ka shkallë të lartë të varfërisë ekstreme dhe të papunësisë shkaku i politikave diskriminuese.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj premtoi ditë më parë se rrogat në sektorin publik do të rriten.

Menu Title