[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rritja e infektimeve me Covid a do të ketë sërish mbyllje totale? Flet Lul Raka



Botapress 20 Tetor – Rritja e numrit të testeve PCR, përmirësimi i efektivitetit të Qeverisë, si dhe shtimi i shtretërve spitalor mund të ndikojnë në uljen e vdekshmërisë nga Covid-19.

Ky është një nga rekomandimet e Bordit Këshillëdhënës bazuar në studime shkencore, për Ministrinë e Shëndetësisë.

Në takimin e tretë të mbajtur më 30 korrik të Bordit Këshillëdhënës i cili udhëhiqet nga Prof. Asoc. Lul Raka, është adrestuar një prej çështjeve më të rëndësishme për pandeminë në Kosovë, shkalla e lartë e vdekshmërisë.

Për këtë problem Bordi ka cituar dy studime shkencore të publikuara në revista të njohura, ku është konstatuar se shkalla e lartë e vdekshmërisë nga Covid-19 ka korrelacion negativ me numrin e testeve të kryera në 100 persona, me performancën e Qeverisë si dhe me numrin e vogël të shtretërve spitalor.Raka thotë se Kosova nuk ka qenë pjesë e këtij studimi i cili është bërë në 169 shtete të botës, të cilat kanë popullatë më të re dhe numër më të vogël të shtretërve spitalorë.“Këta faktorë ndikojnë në vdekshmëri, por ka edhe plot faktorë tjerë specifikë për secilin shtet, si p.sh. kapacitetet shëndetësore. Hulumtimi i tillë është bërë në 169 shtete për të kuptuar pse ka variacion në shkallën e vdekshmërisë në vende të ndryshme.

Kosova nuk ka qenë pjesë e këtij hulumtimi, sipas të cilit vdekshmëria nga COVID-19 ka një korrelacion negativ me numrin e të testuarve në 100 persona, me performancën qeveritare dhe me përqindjen e personave mbi 65 vjeç në popullatën e përgjithshme.

Ky korrelacion është më i shprehur në vendet me resurse të kufizuara, të cilat kanë popullatë më të re dhe numër më të vogël të shtretërve spitalorë”, thotë mikrobiologu.

Raka shton se hulumtimi i cituar tregoi se mesatarja e testimit në 169 shtete ishte 3.75 teste në 100 banorë. Rritja e vetëm një testi në mesataren e përgjithshme prej 100 banorësh, e ka ulur për 8% shkallën e vdekshmërisë. “Rritja e testimeve, rritja e efektivitetit qeveritar dhe rritja e shtretërve spitalorë mund të ndikojnë në uljen e vdekshmërisë ndaj Covid-19”.

Ai ka bërë të ditur se kapacitetet testuese në IKSHPK janë rritur gradualisht me rreth 1 mijë teste në ditë, si dhe me ndihmën e Bankës Botërore janë blerë edhe 7 aparate PCR të cilat pritet të shfrytëzohen në qendrat rajonale.

“Kosova është ballafaquar me probleme ne sigurimin e testeve PCR një kohë të gjatë. Testimi ka qenë problem jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtete me kapacitete të avansuara shëndetësore si p.sh. në SHBA, që ka pasur planin më të mirë të gatishmërisë në botë, kapacitete maksimale financiare në shkencë dhe ekspertët më të mirë të shëndetit publik në botë”.

“Raporti për këtë çështje është adresuar dhe falë angazhimit institucional dhe donacioneve, valën e re e presim shumë më të furnizuar sesa në muajt paraprakë. Mbi 100.000 teste janë pranuar nga KFOS-i dhe bashkë me donatorët tjerë për herë të parë patëm gati 200.000 teste PCR ne dispozicion”, ka thënë Raka.

Ai ka deklaruar se MSH, nga 78 rekomandimet e Bordit janë realizuar ose janë në proces të realizimit mbi 90% e rekomandimeve.Bordi nuk rekomandon mbylljen totaleKryesuesi i Bordit Këshillëdhënës Lul Raka thotë në sezonin vjeshtë-dimër, me rikthimin në shkolla dhe qëndrimin në hapësira të mbyllra, rezultatet e pandemisë do të varen nga vet qytetarët dhe inspektimi strikt i institucioneve qeveritare.

“Rihapja e shkollave dhe kthimi në hapësira të mbyllura për shkak të ftohjes së motit, pashmangshëm do ta shtojnë qarkullimin e njerëzve. Sezoni vjeshtor e rikthen edhe virusin e gripit sezonal. Të gjithë këta faktorë janë elemente që ndikojnë në rritjen e rasteve të sëmundjes. Prandaj, kjo edhe më shumë e fuqizon rolin e zbatimit të masave parandaluese nga popullata dhe mbikqyrjen e tyre nga organet shtetërore. Rezultati përfundimtar do të varet nga zbatimi i masave nga vetë qytetarët e Kosovës dhe nga inspektimi strikt i institucioneve qeveritare”, ka thënë Raka.

Sipas tij, Kosova është më e përgatitur për të përballuar këtë situatë me pandeminë, sesa ka qenë gjatë verës.“Teste PCR në stok kemi shumë më tepër sesa gjatë verës. Numri i të punësuarve të rinj dhe specializantëve do të jetë infuzion i rëndësishëm kadrovik, janë shtuar edhe kapacitetet e inspektorateve, kapacitetet spitalore; problemi i oksigjenit në kujdesin intensiv është sanuar”.

“Po ashtu, kemi përvojë më shumë edhe lidershipi, edhe ne punëtorët shëndetësorë, por edhe populli në zbatimin e masave të nevojshme për parandalim. Patjetër që do të jetë sfiduese për të gjithë ne, por nëse i zbatojmë masat parandaluese dhe ato inspektuese, atëherë numri i rasteve do të jetë i menaxhueshëm për institucionet shëndetësore kosovare”.

Raka ka deklaruar tutje se kufizimet e reja varen nga shifrat e pandemisë, por mbylljen totale do ta rekomandojnë si opsionin e fundit.“Kriteret themelore që përcaktojnë kufizimet janë në rradhë të parë situata epidemiologjike nga disa parametra siç janë: numri i rasteve dhe vdekjeve në 100.000 banorë, politikat e testimit, numri i testeve të kryera, pozitiviteti i testit, numri i hospitalizimeve në spitale dhe njësi të kujdesit intensiv.

Nëse ka përkeqësim dhe rritje masive të rasteve mund të ketë edhe kufizime proporcionale të lëvizjes së qytetarëve”.“Mbyllja totale nuk është zgjedhje për situatën aktuale.

Bordi prej fillimit ka rekomanduar hapjen e kontrolluar me zbatim të masave nga populli dhe inspektim rigoroz nga shteti. Nëse shkojmë me plane sipas rendit alfabetik, prej A-ZH, atëherë mbyllja totale do të ishte opcioni i fundit”, ka deklaruar Raka. /Gazeta Shneta/

Menu Title