.
×

Rritja e çmimit të rrymës pritet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese



Shtatë ditë ka kohë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, që të anulojë vendimin e jashtëzakonshme për rritjen të çmimit të energjisë elektrike prej 5.18%.

Këtë ultimatum ia kanë dhënë koalicioni i përbërë nga organizatat e shoqërisë civile, sindikatat dhe konsumatorët, në të kundërtën, koalicioni i shoqërisë civile, që është i përbërë nga 70 organizata të shoqërisë civile, organizata sindikale dhe konsumatorë, do të ndërmarrin hapa të tjera, duke mos përjashtuar as protesta e demonstrata, e po ashtu edhe thirrje për t`i bojkotuar ftuarat për energji eklektike.

Visar Azemi nga KOSID thotë se nga java e ardhshme, koalicioni do të bëjë mbledhje të nënshkrimeve, për të mundësuar mbajtje në nivel të përballueshëm të çmimit të energjisë elektrike, e ku këto nënshkrime do t`i dërgohen Gjykatës Kushtetuese.

“Ne si koalicion kërkojmë nga ZRRE që brenda shtatë ditëve, të anulojë vendimin e jashtëzakonshëm për rritje të çmimit të rrymës, prej 5. 18 %, në të kundërtën nëse ZRRE nuk anulon vendimin për rritje të çmimit, koalicioni i përbërë nga organizatat e shoqërisë civile, sindikatat dhe konsumatorët do të ndërmarr hapa të tjerë, duke përfshirë ose mos përjashtuar format e protestave dhe demonstratave qytetare si dhe thirrje për bojkot të pagesës së faturave. Po ashtu duke filluar nga java e ardhshme, koalicioni do të bëjë mbledhje të nënshkrimeve, për nismë legjislative, të cilat mundësojnë mbajtjen në nivel të përballueshëm të çmimeve të energjisë, si dhe ky vendim në vendimin e mëhershëm të ZRRE, për praktikat e faturimit nga ana e KEDS, do të apelohet edhe në gjykatën kushtetuese të republikës së Kosovës, ”, tha Azemi.

Azemi tha se ky vendim bie ndesh me rekomandimet e komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë kërkuar nga ZRRE që të bëjë rishikimin e metodologjisë tarifore.

Tha se ZRRE nuk duhet të marr vendime në këtë kohë, kur Kosova gjendet në një situatë, kur as Qeveria as Parlamenti nuk është funksional.

E situata e krijuar, sipas Azemit, nuk duhet shfrytëzuar për qëllime të përfitimeve ekonomike, të cilat do të kenë impakt negativ të përhershëm dhe kjo prap rëndon edhe më tutje qytetarët dhe gjendjen ekonomike të tyre.

Ai tha se me KEDS, kanë biseduar edhe për brenga tjera që shoqëria civile ka.

“Ne në takimin që kemi pasur me KEDS, para disa javëve kemi shfaqur këtë breng tek ta, se në disa pjesë të Kosovës, nuk kanë energji të mjaftueshme elektrike dhe për kundër faktit që KEK shumë herë është deklaruar se prodhimi ka qenë konstant dhe ka qenë i mjaftueshëm për të mbuluar konsumit, dhe pikërisht për këtë ne kemi kërkuar që KEDS të fillojë me zbatimin e kontratës të cilët ata e kanë nënshkruar me investimin, për të reduktuar humbje teknike, që janë pasojë e këtyre ndërprerjeve energjisë apo mos ngritjes së energjisë tek konsumatorët për shkak të rrjetit të vjetërsuara dhe pajisjeve të vjetërsuara.”, ka thënë Azemi.

E Selatin Kaqaniku, kryetar i Ahoqatës “ Konsumatori” tha se, ngritja e çmimit të energjisë eklektike, do të ketë efekt zinxhiror, kështu duke rritur edhe çmimet e shportës së konsumatorëve.

Sipas tij, ZRRE dhe Qeveria, qytetarëve të Kosovës po u ofron perspektivë të varfër.

“Standardi do bie me një kosto më të thellë se 10 %, prandaj ky reagimi jonë nuk ka të bëjë vetëm për këto 10 % që dojnë të na marrin nga gjepi, por edhe nga frika që këto 10 % ka mu reflektu me një peshë me një barë shumë më të rëndë, të cilën ne nuk mund ta përballojmë. Dhe kjo është një dëshmi, se kjo ka të bëjë, se neve po na ofrohet perspektivë e varfërisë. Dhe një qytetarë, konsumatorë i varfër, reflekton një shtet të varfër. Prej këtij shteti të varfër, nuk ka leverdi as institucioni as buxheti as askush. Ky është reagimi jonë,. Ne nuk duam më që dikush të na ofrojë perspektivë të varfërisë”, tha ai.

Ndërsa, në korrik, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, pati marr vendim që çmimi i energjisë elektrike, të rritet për 4.57 %.

E vetëm pas dy muajve, në fillim të shtatorit, ZRRE morri vendim që çmimi të rritet përsëri për 5. 18 %.

Më 1 tetor, pritet që të hyjë edhe blloku dimërorë. /D.Luma/