.
×

Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë



Kjo shifër nga dita e marta do vazhdon të jetë rritja e radhës për derivatet e naftës. E kjo shifër dëshmon që kosovarët janë duke paguar momentalisht çmimet më të larta të naftës dhe benzinës.

Për këtë rritje ka dhënë shpjegime edhe përfaqësuesi i naftëtarëve. Fadil Berjani thotë se krejt kjo po ndodhë për shkak të berza ndërkombëtare.

Çmimi i derivateve në Kosovë deri më sot për dizel kishte qenë 1.10 euro kurse për benzinë 1.11 euro. E për këtë, Berjani tha se çmimet mund të rriten deri në 5 centë më shumë.

Kjo pasi gjatë vikendit, thotë ai, ka pasur ngritje të çmimit me shumicë për 5 centë. Ndërkohë, dyshimet se kishte marrëveshje të fshehtë mes kompanive për çmimin e naftës është kërkuar edhe hetim. Nga autoriteti Kosovar i konkurrencës është kërkuar që Prokuroria Speciale të filloj hetimet.

E për këtë çështje Berjani ka mohuar të ketë marrëveshje të fshehtë. Për më shumë se dy muaj, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, në bashkëpunim me disa institucione, prokurorinë Speciale e edhe AKK-në në Shqipëri, ka ardhur në përfundimin se ekziston bazë e mirë që mund të zbardhë prapavijën që solli marrëveshjen e çmimeve.