Disa fotografi janë postuar nga Indonezia, ku shihet se si një burrë bie pa ndjenja në tokë pasi është rrahur me kamxhik.
]
Ai ishte dënuar pasi ka shkelur ligjin fetar të Sheriatit, duke kryer marrëdhënie seksuale jashtë martesore, transmeton Klan Kosova.
Burri më pas është larguar nga skena ku po rrihej jashtë oborrit të një xhamie në provincën Aceh.
Bashkë me të ishte dënuar edhe gruaja me të cilën kishte pasur seks, e cila ishte ulur në gjunjë dhe rrihej me kamxhik.