[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrëzohet një avion në Stamboll



 

Një avion i vogël stërvitor sot u rrëzua në pjesën evropiane të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).Avioni u rrëzua në një livadh në qarkun Buyukcekmece ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipet e xhandarmërisë dhe policisë.

Pjesa e përparme e avionit u ngul në tokë ndërsa ekipet kompetente me ndihmën e litarëve e tërhoqën avionin nga toka.Më pas nga avioni u nxorr piloti i lënduar i cili u dërgua në spital.

Menu Title