[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rreziku i bllokimit të dialogut, çfarë di Qeveria e Kosovës?



Mbajtja e raundit të radhës të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel, është në pikëpyetje. Shkak për këtë është raportuar të jetë refuzimi i institucioneve të Prishtinës për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti i ka thënë Gazetës Express se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë informacion zyrtar se takimi i paralajmëruar do të anulohet apo nëse ekziston mundësia që të mos mbahet më 28 shtator.

“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informocacion të tillë”, ka thënë Beqiri.

Gazeta Express për këtë çështje dje e ka kontaktuar edhe koordinatorin e Kosovës në dialog, Skender Hysenin, që në takimin e fundit me Serbinë në Bruksel ka deklaruar se ishte përplasur me palën serbe për shkak se ata po insistonin që asociacioni të jetë temë e diskutimit. Ai ka thënë shkurtimisht se e ka qëndrimin e njëjtë për këtë çështje.

Edhe presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media kishte thënë se kjo çështje nuk duhet të shtrohet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Një asociacion i tillë i komunave është kundërshtuar edhe nga opozita. /Express/

Menu Title