.
×

Rrezik për përplasje ushtarake mes SHBA’së dhe Turqisë në Siri



Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje SHBA’së që të largojë trupat kurde nga qyteti i Manbixhit në Siri.

Ai ka thënë se trupat kurde duhet të largohen nga aty, ndryshe Turqia do të ndërhyjë dhe të bëjë spastrimin.

Erdogan gjatë një fjalimi ka akuzuar SHBA’në se nuk po e mbajnë fjalën për tërheqjen e trupave kurde.

Turqia i sheh këto forca kurde si terroristë dhe Manbixhin e sheh si pjesë shumë të ndjeshme nga aspekti i sigurisë.