[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rreth 300 kosovarë, në mesin e tyre 20 familje, i janë bashkangjitur luftës së “Shtetit Islamik” në Siri



Botapress, 19 korrik

Të pashkolluar, të varfër, krejtësisht të injoruar nga shteti, qindra kosovarë të nacionalitetit shqiptar kanë rënë pre e ndikimeve të imamëve radikalë, duke i parë s’i të vetmin shpëtim, përmes thirrjeve të të cilëve në fund kanë përfunduar në Siri dhe Irak.

Rreth 300 kosovarë, në mesin e tyre 20 familje me gra e fëmijë në vitet e fundit i janë bashkangjitur luftës së “Shtetit Islamik” në Siri.

Në bazë të një raporti të Kombeve të Bashkuara, sot Kosova renditet në vendin e katërt në botë për sa i përket luftëtarëve që janë rreshtuar me grupin ekstremist të quajtur IS apo “Shteti Islamik”, në raport me popullsinë, me rreth 232 luftëtarë.

Derisa në fillim kanë shkuar vetëm persona të gjinisë mashkullore, viteve të fundit gjendja është bërë edhe më alarmuese, ku pjesëtarëve të IS-it, i janë bashkuar edhe familje të tëra, burra, gra e fëmijë.

Nga ky numër disa janë kthyer, disa kanë vdekur por edhe shumë prej tyre kanë mbetur në Siri, duke luftuar krah ISIS-it.

Ndërkohë që në tri vitet e fundit policia e Kosovës i ka arrestuar gjithsej 99 persona në Kosovë.

Në këtë numër janë të përfshirë edhe pesë të dyshuarit për terrorizëm të cilët janë arrestuar mëngjesin e 11 korrikut në afërsi të liqenit të Badovcit.

Besnik Latifii, Enis Latifit, Milazim Haxhiaj, Gazmend Haliti dhe Fehmi Musa janë të fundit që janë paraburgosur, ndërsa dyshohen se kanë tentuar të përgatisnin vepra penale terroriste përkatësisht të shkatërrojnë digën e liqenit apo ta helmojnë ujin e liqenit prej nga furnizohen me ujë një pjesë e qytetarëve të kryeqytetit. /Zeri/

 

Menu Title