.
×

Rreth 200 raste për 24 orë në Emergjencë



Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar 182 vizita gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave, 35 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent).

Gjatë kësaj kohe, kishte 40 raste kirurgjike, 66 raste internistike, ndërsa u ofruan shërbime ortopedike për 31 persona. 9 persona kanë marrë ndihmë mjekësore për lëndimet në aksidente trafiku. Në reparte të ndryshme të QKUK-së, për trajtim të mëtutjeshëm, janë shtrirë 27 persona.