.
×

Rregullat e UEFA-së vlejnë për Bajram Jashanicën, por jo edhe për Ramosin



UEFA edhe një herë e a dëshmuar se rregullat e tyre nuk vlejnë për të gjithë lojtarët. Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv në testet anti-doping në finalen e vitit 2017-të të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

‘Football Leaks’ ka zbuluar se UEFA e ka mbajtur të fshehtë rastin e mbrojtësit spanjoll, duke bërë me dije se rregullat nuk vlejnë për të gjithë lojtarët.

Bajram Jashanica, mbrojtësi i Skënderbeut, tash e një vit është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe të Ligës së Evropës, kundër Young Boys, u konstatua pozitiv në një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut (WADA), përcjell “lajmi.net”.

Lojtari shqiptar është suspenduar me dy vite nga futbolli, në një rast të ngjashëm si të Sergio Ramos.