.
×

Kush është Ahim Kohen (Mehmeti), hebreu që e shpëtua nga shqiptarët



Kontributi i shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore është vlerë kombëtare që duhet kultivuar, shkruan Ph.D. Qazim Namani

Sipas rrëfimeve të Ruzhdi Behlulit (1940) babai i tij Sadik Sadiku (1902-1996) i lindur në fshatin Novosellë komuna e Bujanocit është njëri ndër shqiptarët që bëri shumë për shpëtimin e një të riu hebre.

Fshati Novosellë dikur i banuar me popullatë shqiptare, kufizohet me fshatin Terstenë të banuar me popullatë serbe, si dhe me fshatrat tjera të banuara me popullatë shqiptare si : Suharna, Zarbinca, Priboci, Qarri, Ramabuça, Gjergjeci dhe Muhoci.

Në vitin 1941 Sadiku në qytetin e Vranjës e takon një sërë të cilin e kishte njohur më parë. Serbi kërkon nga Sadiku që ta merr në strehim dhëndërrin e tij hebre pasi që ishte i rrezikuar nga serbët të cikët i dorëzonin hebrenjët te ushtarët gjerman.

Sadiku e mori hebreun dhe e dërgoi në shtëpinë e tij, duke e mbajtur në fshehtësi të fqinjëve të tijë.

Hebreu ishte rreth 20 vjeçar dhe sap o ishte martuar me një të re serbe. Sadiku për ta ruajtur me besnikëri hebreun e ri të quajtur Ahim Kohen ia nderoi emrin dhe e quante Mehmet. Hebreu i ri flinte me tesha veshë nga frika që po i zbulohet ari i fshehur në rrobat e tij. Pas një jave duke e vërejtur këtë gjest të Ahim Kohenit (Mehmetit), Sadiku e pyeti : Pse Mehmet nuk po i heq teshat kur po donë me fjet. Mehmeti i përgjigjet po ja kështu e kam vetë shprehi të flejë me tesha veshë. Sadiku tani e kishte kuptuar se hebreu i ri tërë trupin e kishte të veshur me arë dhe prapë i kërkoi që të lirohet të flejë i qetë dhe pa frikë. Sadiku afrohet duke i thënë Mehmet liroju flejë lirshëm se më parë e mbyti djalin tim se atë mbys ty, unë ty të kam marrë në besë dhe mbrojtje andaj mos u frikëso.

Hebreu qëndroi më shumë se një muaj në shtëpinë e Sadikut, por nga frika se po e zbulojnë hebreu kërkonte që ti ndërrohet vendi dhe të dërgohet në Shqipëri.

Sadiku e kishte pas mik Shefki Bunjakun nga Desivojca e të cilit i tregoi rastin e hebreut të ri, duke kërkuar mendimin e tij për të gjetur rrugën për ta dërguar në Shqipëri.

Shefkiu i kishte thënë Sadikut se nëse e kalon hebreun këndej Gurit të Pribocit atëherë edhe mundë të bëhet ndonjë zgjedhje.

Guri i Pribocit në atë kohë ishte bërë pikë kufitare në mes Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Sadiku për Ta realizuar qëllimin e tij e kishte pjekur një pulë dhe e kishte veshur hebreun e ti me një terlik të grave. Kur afrohet në kufi ushtarët bullgar i ndalën dhe e pyeten Sadikun se ku donë të shkoi. Sadiku ju thotë ushtarëve bullgar se po shkon me gruan te miqtë e tij dhe ja ofron pulën e pjekur. Ushtari bullgar e liroi Sadikun që ta kaloi kufirin me hebreun e ri të maskuar në tesha të grave.

Sadiku së bashku me Shefkiun e sjellin hebreun në Gjilan dhe prej Gjilanit ata kërkojnë të gjejnë lidhje në qytetin e Gjakovës. Pasi i sigurojnë lidhjet e dërgojnë hebreun në qytetin e Vlorës në Shqipëri. Hebreu në qytetin e Vlorës qëndron afër 3 vite dhe nga aty kalon në Amerikë. Pas vendosjes së tij në Amerikë arrin që edhe gruan e tij serbe ta merr atje.

Pas luftës së dytë botërore Sadiku në qytetin e Vranjës së bashku me vëllanë e tij dhe djalin Ruzhdiun e e mbanin një ëmbëltore.

Në vitin 1956 hebreu vejnë nga Amerika në qytetin e Vranjës dhe pyet për Sadikun. Hebreun në ëmbëltoren e Sadikut e sjellin Dragolubi babai i gruas së tij dhe axha i saj Filipi që tani ishte bërë kolonel armate.

Hebreu përqafohet ngrohtë me Sadikun dhe nga ëmbëltorja e qon hebreun në shtëpinë e tij, ku bisedojnë gjatë për ato moment të vështira që i kishin kaluar gjatë luftës.

Nëvitin 1981 hebreu e vizitoi Sadikun në qytetin e Gjilanit ku tani kjo familje kishte filluar jetën në truallin e ri pas shpërnguljes nga fshati Novosellë. / Ph.D. Qazim Namani /