.
×

Rrëfimi i prekshëm i viktimës së dhunës në luftë: Kurrë ditë s`kam pa



Ajo nuk kishte fëmijëri të mirë. Një dashuri e dështuar në rini dhe një martesë në kushte të varfërisë ekstreme, por edhe mungesë të dashurisë nga burri.

Nuk kishte arritur ta gëzonte as lindjen e fëmijës, që do ta humbiste si foshnje.

 

Sikur për të mos i mjaftuar këto, ajo ka qenë dy herë viktimë e dhunës seksuale. Një herë gjatë luftës dhe një herë tjetër shumë kohë para se të niste lufta.

 

 

 

Fmininë e kena pasë shumë t’shtirë. Edhe baba jem ish konë rritë jetim. Nuk maj n’mend kurgjo t’mirë në fmini.

 

Shumë m’ka pëlqy me shku n’shkollë. Po nuk na lejke babgjyshi, se na thojke duhet me shku me i rujtë gjanë. Shumë, shumë, gjithë m’ka pëlqye profesioni për mjeke, gjithë kom pasë qef. Haj medet haj, po s’kishim kushte.

 

M’kujtohet pak diçka qatëhere që u rritëm, pak diçka maj n’mend deri në 18 vjet. Qatëhere punojshim…Qat kohë ma s’shumti që kishim qef, punojshim punë dore. Vijshim te dajtë, i kena pasë dajtë n’shehër, n’qytet jonë konë, punojshim. Te dajtë ishin edhe çikat e tezës. I dojsha. Ishim shoqe shumë. Njona tha, “A pe merr qet djalë?”, ish kanë i mirë… ish kanë i mirë boll…