.
×

Rrëfimi i nënës së Astrit Deharit , tregon se çka i ka thënë tre javë para se të vdes!



Avokati Tomë Gashi së bashku me familjen e të ndjerit, Astrit Dehari kanë dal në një konferencë për shtyp.Në këtë konferencë, nëna e të ndjerit Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka treguar një rrëfim se çka i kishte thënë i ndjeri 3 javë para se të vdiste.

“Pse nuk u qel zarfi bashk me neve? Pse me u shëtit ai Prishtinë-Prizren? Kjo ka rëndësi, se cka ka përmbajtje është tjetër gjë. Ne e dimë cka ka ndodhë me djalin tonë. Kur është arrestuar Astriti, ne kemi qenë në Shqipëri. Hetuesi më ka thënë se LVV nuk ka të bëjë me këtë por nuk kemi çka të bëjmë.

Tri javë para se me na mbyt Astritin, ai(Astriti) më ka thënë se nëse një telefonat vjen nga Naseri Makolli(shoku i dhomës te Astriti) se jam smut, dije se nuk kanë mem qitë prej burgut. “, u shprehë ajo duke treguar se disa ditë më vonë e kishte marrë një telefonat të tillë.