.
×

Rrëfimi i Muhamed Kukës, ushtarit që u kthye nga Amerika për të luftuar në Kosovë(Video)



Botapress, 23 Prill-Të gjithë e njihni, por pak nga ju e dini se plaku 70 vjeçar që pas luftës rri vetëm më uniformë të UÇK, është kthyer nga Amerika për t’iu bashkuar luftës së Kosovës.

Ai ka qenë pjesë e batalionit “Atlantiku”. Muhamed Kuka që është nga Ferizaj, tash e dymbëdhjetë vjet nuk lë cep të Kosovës pa shkelur, e krejt këtë e bënë për t’i nderuar dëshmorët dhe familjet e tyre.

Pas 24 vjet qëndrimi në SHBA ai vendosi që mos të kthehet më atje. Ai është invalid i luftës dhe jeton në një gjendje jo të mirë ekonomike. Jeta e tij u vështirësua edhe më shumë në momentin kur vajza e tij 17 vjeçe, Pranvera Kuka u diagnostikua nga një sëmundje e rëndë.